E mbijetuara e zjarrit dhe heroi i saj. Ribashkim emocionues

20/06/2017 00:00

E kishte kërkuar prej ditësh, e më në fund ka mundur ta përqafojë. Ribashkimi që po emocionon rrjetin ndërkombëtar ka si protagoniste Clarita Ghavimi, një prej banoreve të kullës “Grenfell” në veri të Londrës, si dhe heroin e saj, Luca Branislav, i cili e shpëtoi 66-vjeçaren nga vdekja e sigurtë.

Të dy ata jetonin në katin e 11 të godinës shumëkatëshe të pushtuar nga flakët më 14 qershor.

Branislav trokiti në derën e fqinjes së tij, e cila ishte përpjekur të largohej nga apartamenti, por nuk kishte mundur ta bënte për shkak të tymit të dendur. Ai rrezikoi jetën e tij, duke e mbajtur gruan në krahë teksa përshkoi 11 kate, ndërsa flakët përpinin kullën në Kensingtonin verior.

66-vjeçari u përpoq dëshpërimisht për ta gjetur shpëtimtarin e saj dhe nuk ka mundur t’i përmbajë emocionet ndërsa e përqafonte.

“Unë hapa derën dhe ti më tërhoqe. Unë nuk po dilja dot. Nuk ndaloj dot së qari”, shprehet e shpëtuara e përlotur.

Të paktën 79 janë viktimat e konfirmuara të tragjedisë, ndërsa vetëm 5 prej tyre janë identifikuar zyrtarisht. Shumë të tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur dhe policia ka paralajmëruar se bilanci mund të rritet.

Top Channel