Vjedhja e 700 mijë eurove në postën e Durrësit, SPAK merr përsipër dosjen, dyshohet për grup të strukturuar kriminal dhe përfshirje zyrtarësh me imunitet Papa Françesku ka emëruar tre ipeshkvinj të rinj në Shqipëri.
Dom Gjergj Meta tashmë do të jetë Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit dhe do të mbajë titullin Imzot. Në këtë detyrë, Imzot Gjergj Meta zëvendëson Imzot Cristoforo Palmierin.
Po ashtu, Ati i Shenjtë ka caktuar dhe drejtuesin e Dioqezës së Sapës, e cila prej më shumë se një viti, pas ndarjes nga jeta të Imzot Lucjan Avgustinit, drejtohej nga Dom Simon Kulli. E do të jetë pikërisht Imzot Simon Kulli ai që zyrtarisht do të jetë dhe Ipeshkvi i kësaj Dioqeze.
Po ashtu, Papa Françesku ka caktuar dhe administratorin e ri apostolik të Shqipërisë së Jugut, atë Giovanni Peragine, që deri tani ka shërbyer si famullitar në kishën e Shën Kollit në Milot.
Edhe pse ata u emëruan nga Ati i Shenjtë si Ipeshkvinj, dekreti papal pritet të lexohet e tu dorëzohet ditën kur ata do të shugurohen e do të marrin zyrtarisht detyrën e tyre.
Top Channel