Bayern Munchen blen mesfushorin Tolisso

15/06/2017 00:00

Corentin Tolisso do të jetë pjesë e Bayern Munchen në 5 vitet e ardhshme.

Klubi bavarez arriti të gjejë marrëveshjen me Lionin për blerjen e mesfushorit, për të cilin pranoi të paguajë 41.5 milionë euro, për të vendosur një rekord të ri përsa u përket lëvizjeve në merkato, duke thyer atë të vitit 2012, kur kampionët e Gjermanisë paguan 40 milionë euro për të blerë spanjollin Javi Martinez.

Por ky transferim përbën një rekord edhe për vet Lionin, që mund të përfitojë edhe 6 milionë euro të tjera nga Bayerni në formën e shpërblimeve.

Bayern Munchen ka vendosur një rekord të ri në Bundesligë me 5 titujt radhazi kampion të fituar, ndërkohë që Champions League është kthyer në një fiksim për këtë klub, duke qenë se nuk triumfon në këtë kompeticion që nga viti 2013.

Top Channel