Shkrumbohet makina në autostradën Levan-Vlorë

14/06/2017 00:00

Një automjet tip Citroen me targa AA 691 LF është shkrumbuar nga flakët në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të mbikalimit të Novoselës.

Për fat të mirë, drejtuesi i automjetit ka ndjerë flakët dhe e ka braktisur makinën, duke njoftuar më pas zjarrfikëset, që kanë fikur zjarrin në makinë, por vetëm pasi makina është djegur totalisht.

Top Channel