
Ulja e siparit të “Ditëve olimpike” në vendin tonë u zyrtarizua përmes një ceremonie të organizuar nga KOKSH, së bashku me partnerët mbështetës dhe nxënës të shkollave që ishin protagonistë përmes aktiviteteve.
Rritja e vlerave olimpike te nxënësit, miqësia, gjithëpërfshirja, por jo vetëm kaq. Në këto javë është kërkuar zbulimi i talenteve të reja në sport, ndërsa theksi është vënë te “Fair Play”, barazia gjinore, apo edhe ruajtja e traditave në sporte.
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar bëri gjithashtu shpërndarjen e simboleve për të gjithë ata që ndihmuan në zhvillimin e “Ditëve olimpike”, që nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, shoqata italiane, drejtoritë arsimore dhe zyrat arsimore të shumë qyteteve në vendin tonë.
Ideja për vitin tjetër është zhvillimi i 13 “Javëve olimpike” në 13 qarqe të vendit.
Top Channel