Teknikët vijojnë “ofensivën”, Kërtusha kërkon dy shkarkime

12/06/2017 00:00

Ministrja teknike e Mirëqënies Sociale, Xhuljeta Kërtusha ka kërkuar shkarkimin e dy zyrtareve në vartësi të kësaj ministrie në rrethe.

Nga të dhënat e fundit rezulton se bëhet fjalë për Mariana Jorgjin, drejtoreshë e Shërbimit Social në Korçë; dhe Jonida Hysenajn, përgjegjëse në Agjencinë e Sigurimeve Shoqërore në Vlorë.

Propozimi për shkarkimin e tyre ka ardhur pasi ministrja pretendon se Hysenaj ka marrë pjesë në fushatë brenda orarit të punës, ndërsa Jorgji nuk ka lejuar grupin e punës të ushtrojë kontrollin e autorizuar nga ministrja, duke shkelur parimet e etikës në punë.

Top Channel