Dita e Shna’Nout, pelegrinazhi masiv në kishën e Laçit

12/06/2017 00:00

Mijëra pelegrinë i janë drejtuar kishës së Laçit siç njihet objekti i kultit të Shën Antonit të Padovas. Rituali që është zhvilluar për 13 të marta kulmon në mesnatë teksa hyn në të 13 ditë të pelegrinazhit.

E marta e fundit i gjen shumë njerëz jo vetëm besimtarë katolikë duk e kaluar natën në këtë kishë dhe rrethinat e saj.

Qytetarë të shumtë nga katër anët e vendit por edhe nga jashtë kufijve i drejtohen kishës në kodër me qëllimin jo vetëm për tu lutur por edhe për të qëndruar atyr deri në orët e para të mëngjesit të 13 qershorit e cila është edhe dita e shenjtit që respektohet në Shqipëri nga besimtarët e të gjitha besimeve.

Kodra pranë qytetit të Laçit, mesnatën e sotme do mbushet plot me pelegrinë të cilët e kanë kthyer në traditë pritjen e mëngjesit të datës 13 qershor pranë kishës së shenjtit. Për këtë dite policia ka marrë masa me kufizimin e lëvizjes së automjeteve në disa rrugë të qytetit të Laçit ku do kalojnë në këmbë pelegrinët.

Top Channel