Batuta e Bashës me fëmijën: E paske timonin si të Ramës

11/06/2017 00:00

Gjatë bashkëbisedimit që kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pasur gjatë kësaj të diele me banorë të “Unazës së Re” në kryeqytet, ai ka gjetur kohë të bëjë edhe një batutë ndaj kryeministrit Edi Rama.

Në një moment, një fëmijë i vogël është shfaqur përpara kryetarit të PD-së, i cili nuk mundi t’i rezistonte tundimit për të lëshuar batutën, pasi fëmija mbante në duar një timon.

“O, shih kush erdhi, erdhi ky i timonit. Po më shpjegon si funksionon timoni. Ky është sinjali, muzika, boria, po ekonominë ku e ke? E paska si timoni i Edi Ramës, pa ekonomi”, tha mes të qeshurave Lulzim Basha.

Top Channel