Superkupa e Italisë, fituesi merr deri në 11 milionë euro. Fitojnë edhe ata që nuk luajnë
Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Izraelin, ajo që ka bërë më shumë përshtypje në ato që tha Gianni De Biasi, ishte për çështjen e rinovimit me Shqipërinë.
Ai u pyet nëse e mendon rinovimin e kontratës me Kombëtaren shqiptare pas përfundimit të këtyre eliminatoreve dhe përgjigja ishte e shkurtër: “Jo”.
Megjithatë nuk është e qartë nëse me këtë përgjigje De Biasi ka dashur të thotë që është i përqendruar te ndeshja e radhës me Izraelit dhe jo te kontrata, apo nëse pas përfundimit të saj ai nuk do të jetë më trajner i Shqipërisë.
Për sa i përket ndeshjes me Izraelin, e cila do të luhet ditën e nesërme në orën 20:45 minuta, trajneri kuqezi u shpreh se do të futemi në fushën e lojës për ta fituar atë.
De Biasi u pyet se pse kombëtarja jonë mund të fitojë në Izrael. “Varet nga dëshira, nga kujdesi, nga mundësitë nga mentaliteti, nga interpretimi i lojës, janë disa mënyrë që të bëjnë të fitosh një ndeshje. Çdo ndeshje është e hapur dhe mundësitë ekzistojnë për ta fituar atë”, tha De Biasi.
Top Channel