Veliaj: “Skënderbej”, investimi i parë publik që nxjerr koston e vet

08/06/2017 00:00

Sheshi “Skënderbej” është investimi i parë publik që mbulon kostot e veta është shprehur kryebashkiaku i Tiranës me banorët e njësisë nr. 8, të cilët i ka ftuar dhe në koncertin festiv të së shtunës.

“Për herë të parë po bëjmë një investim publik i cili paguan veten e vet. Bëhen lulishte, bëhen stadium, por asnjëherë nuk paguajnë dot koston e vet. Gjysma e sheshit është parkim.  Hera e parë që një investim jo vetëm është i bukur dhe i mirë, por lan lekët e veta. Për herë të parë ne kemi një parkim për 358 makina për ta zgjidhur edhe më shumë çështjen e trafikut në Tiranë”, tha Veliaj.

Veliaj e quajti një shesh ekologjik,  ku uji i shatërvaneve qarkullon në formë cikli dhe siç tha ai, shiu nuk do shkojë dëm.  “Sheshi ka 100 shatërvanë që gurgullojnë ujë gjithë kohës. Duke qenë se sheshi ka pendencë, uji shkon në fund, përfundon në pompë, filtrohet, pastrohet dhe del sërish. Pra sheshi jo vetëm kaq, por ruan çdo pikë shiu që bie në shesh. Është hera e parë që ne kemi shesh ekologjik”, tha ai.

Kreu i bashkisë deklaroi se suksesi i arritur me ndërtimin e këtij sheshi, ka bërë që të vijnë kërkesa nga studiot më të mira të arkitekturës për ta prezantuar si projekt.

Top Channel