Veliaj: Çdo ditë, një punë konkrete

07/06/2017 10:10

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, duke bërë bilancin e punës në njësinë nr. 7, deklaroi se ky që kaluam “ka qenë një vit fantastik për Tiranën”.

“U hap Unaza e Vogël, që devijoi trafikun që krijonte smog dhe blozë në zemër të qytetit. Kemi bërë një kanal oksigjenimi të qytetit; Pazari i Ri që u hap Ditën e Verës, ku punojnë sot 1007 vetë. Sot i është trefishuar vlera e metrit katror dhe qirasë së pronave”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku ftoi të gjithë qytetarët që të shtunën të jenë të pranishëm në hapjen e sheshit “Skënderbej”.

“Sillini të gjithë në shesh, për të pasur një takim të madh të të gjithë shqiptarëve. Kritikët thonin po na bëni pyll kur shihnin pemë. Kur shihnin shumë pllaka, thoni po na bëni shkretëtirë. Do të ketë hapësirë në mes dhe pyll gjigand anës”, deklaroi Veliaj.

Top Channel