Fushata, Financat kallëzojnë drejtoreshën e Tatimeve Vlorë

06/06/2017 00:00

Ministria e Financave i ka kërkuar Prokurorisë së Vlorës që të nisë hetimet ndaj drejtoreshës rajonale të Tatimeve, Pranvera Resulaj.

Kjo e fundit rezulton të jetë përfshirë në mënyrë të drejtëpërdrejtë në fushatë elektorale, në kundërshtim flagrant me ligjet në fuqi, si dhe me vendimin e Këshillit të Ministrave.

Ndërkohë mbrëmjen e së hënës, Policia e Shtetit njoftoi se ka proceduar penalisht deputetin e LSI në Berat, Gledion Rehovica dhe drejtorin e Spitalit Rajonal, Idlir Frashëri për akuzat e “korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe “përdorimit të funksionit publik në veprimtari politike ose zgjedhore”.

Materialet për këtë rast i janë referuar Prokurorisë së Përgjithshme.

Top Channel