Guidat turistike, certifikohen 52 udhërrëfyesit e rinj

05/06/2017 00:00

Ministria e Zhvillimit Ekononik dhe Turizimit certifikoi 52 udhërrëfyes të rinj, duke e çuar në total numrim e guidave turistike që operojnë në vendin tonë në 199.

Kërkesa për certifikimin e guidave ka qenë e lartë dhe ministria e mori në konsideratë.  Udhërrëfyesit janë në disa nivele: qendror, lokal dhe me specialitete të veçanta. Ndërkohë, me Ministrinë e Mirëqenies është tashmë e nënshkruar një marrëveshje që ka të bëjë me akreditimin e këtij profesioni të rregulluar.

Sipas ministres Milva Ekonomi, turizmi është kthyer në një promotor të ekonomisë dhe në vitin 2017 pritet një bum turistik. Me uljen e TVSH-së për strukturat akomoduese nga 20 në 6%, Shqipëria bëhet një vend konkurrues përsa i përket çmimeve në fushën e industrisë së mikpritjes.

Top Channel