Roshi zbulon çfarë u tha në dhomat e zhveshjes
04/06/2017 00:00
Autori i golit të vetëm të Shqipërisë, Odise Roshi tha se kjo ishte një humbje e papritur për kuqezinjtë, ndaj edhe djemtë e ekipit janë të mërzitur.
Fieraku zbuloi edhe diskutimet në dhomat zhveshjes, menjëherë pas ndeshjes, ku konfirmoi se trajneri De Biasi nuk ka thënë ende asnjë fjalë.
“Trajneri nuk na tha asgjë. Ishin tre katër lojtarë që folën dhe u munduan të ngrenë moralin, duke theksuar se kjo nuk është një dramë dhe se rëndësi ka ndeshja në Izrael. Nëse fitohet atje, kjo ndeshje harrohet”, tha Roshi.
Top Channel