Veliaj me administratorët: Pas investimeve, duhet administrim

03/06/2017 00:00

Kryetari i bashkisë së Tiranës, u takua me administratorët e pallateve për të diskutuar për projektin për zgjedhjen dhe regjistrimin e asambleve dhe administratorëve të bashkëpronësisë së pallateve, të cilët do të shërbejnë si zëri i banorëve në marrëdhëniet me Njësitë Administrative dhe Bashkinë e Tiranës.

Pasi përmendi investimet e reja që do të bëjë bashkia veliaj tha se nuk mjafton, sepse më pas duhet administrimi.

“Me gjithë këto investime, gjithmonë lind pyetja, çfarë ndodh ditën pasi inaugurohet diçka? Përgjigja e vetmë është, Administrimi. Dhe unë besoj që, ashtu si ne në Bashkinë e Tiranës kemi filluar të administrojmë asetet publike, ë të mos degjenerojnë dhe po ashtu unë besoj që ky projekt fantastik të finalizohet sot me 1261 asamble dhe 1147 administratorë pallatesh, që sot, me kryesinë e tyre, janë gati të fillojnë punën. Nuk ia dalim dot. Tirana ka 5 mijë pallate, saqë edhe Superman-i të jetë kryetar Bashkie, nuk ia del të merret me të gjithë, personalisht vetë”, tha Veliaj.

Kryetari i bashkisë tha se së shpejti do të investohet edhe në amfiteatrin e liqenit dhe një sërë investimesh të reja, ndërsa i ftoi të gjithë të marrin pjesë të dielën në orën 10:00, në hapjen e parkut olimpik dhe inaugurimin e  Pallatit të sportit, Feti Borova.

Top Channel