Rama: Drejt përfundimit projekti për Parkun Kombëtar të Vjosës

03/06/2017 00:00

Takimin e parë për sot kryeministri Rama e pati me operatorët turistikë në Përmet, ku shmangu komentet politike dhe u fokusa tek plani i Partisë Socialiste për turizmin në katër vitet e ardhshme në këtë zonë.

Ai tha se rilindja urbane do të lidhë qendrën me zonat më të thella, ndërsa theksoi se po përfundon projekti për shpalljen e parkut të madh kombëtar të Vjosës.

“Fillojmë të shtrihemi më thellë.Këtu projekti do të vazhdojë, dhe kur të përfundojë projekti këtu atëherë do të kemi një pamje më të plotë dhe më tërheqëse të të gjithë qytetit gravitacional. Do të investojmë në ato rrugë rurale që janë të lidhura me pikat prodhues. Nëse e ke të lidhur me Korçën, në një kohë relativisht të arsyeshme, ti vjen këtu dhe shkon në Korçë, kurse sot se bën dot. Ose Gjirokastra dhe Saranda sot janë afër, po jo aq afër sa ti ta shohësh të lidhur kur shkon për tre ditë pushim. Me Delvin-Kardhiqin ndryshon komplet situata. Po definojmë dhe projektin e parkut kombëtar të Vjosës, sepse dhe atë duam ta fusim në këtë paketë, siç thotë Mirela, të ekosistemit. Do të na ndihmojë shumë dhe reforma në drejtësi. Reforma në drejtësi në pamje të parë për shumë njerëz duket sikur nuk ka lidhje, por është 100% e lidhur me ekonominë”, tha Rama.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta