Rama tall Dulen në Dropull: Luli çun i mirë, Vangjeli jo dhe aq

02/06/2017 00:00

Edi Rama u ndal në një familje minoritare në Goranxi të Dropullit, ku nuk kurseu habinë për lëvizjet e Vangjel Dules.

“U bë Shpëtim Idrizi nënkryetar i Kuvendit, ai dha dorëheqjen. E mora në telefon e i thash, ‘ça ke, ti përfaqëson komunitetin grek, ç’lidhje ka kjo? Ti përfaqëson një minoritet, ai një minoritet tjetër. S’e kuptoj pse i fryn kësaj’. Tani futet në listën e Saliut, futet atje vetëm për karrigen e tij, nuk merr përsipër të përfaqësojë minoritetin, e lë partinë rrugëve dhe pranon të futet me Dashamir Tahirin. Tani çfarë do të thotë? Minoritarët të votojnë Saliun, sepse unë dua të jem me të”, tha Rama.

Por me anë të një statusi në Twitter, Dule shkroi se, pavarësisht se është shndërruar në kryefjalë të deriumit të Ramës 24 orët e fundit, ai nuk merret me të.

Top Channel