
Golden State e nis me këmbë të mbarë serinë e finales së madhe të NBA me Cleveland. Në “Oracla Arena të Oakland”, skuadra e Warriors tregoi të gjithë potencialin e saj teksa e dominoi sfidën me Cavaliers për ta mbyllur atë 113-91 duke marrë kryesimin në serinë e ndeshjeve finale në 1-0.
Stephen Curry dhe Kevin Durant ishin të papërmbajtshëm në këtë ndeshje dhe i bënë të pavlefshme përpjekjet e Lebron James, Kyrie Irving e Kevin Love.
Ekuilibri në këtë sfidë mes Golden State dhe Cleveland u pa vetëm në periodën e parë me Warriors që e mbylli atë me një avantazh prej vetëm 5 pikësh 35-30. Në periodën e dytë dhe të tretë, Golden State ‘fluturoi’ në parket duke e thelluar ndjeshëm avantazhin ndaj Cleveland për ta çuar atë deri në 24 pikë në 93-69, diçka që e kalifornianët e përsëritën edhe në periodën e katërt.
Për Golden State kjo ishte fitorja e 13 radhazi në fazën e playoffi duke barazuar rekordin e LA Lakers të vendosur në sezonin 1988-89 dhe atë të Cleveland mes viteve 2016-2017. E vecanta në këtë rekord është se Golden State është e para skuadër në NBA që e ka vendosur atë në një sezon të vetëm
Ndeshja e parë mes Cleveland dhe Golden State do të kujtohet për paraqitjenn e jashtëzakonshme të Kevin Durant që shënoi 38 pikë, 20 nga të cilat vetëm në periodën e parë. ndërsa Stephen Curry rezultoi vendimtar në periodën e tretë kur shënoi 14 nga 28 pikët e tij të kësaj sfide. në krahun tjetër, trinomi James-Irving-Love e mbyllën ndeshjen respektivisht me 28, 24 dhe 15 pikë. ndeshja e dytë e finales mes Cleveland dhe Golden State do të luhet në mbrëmjen e së dielës, sërish në Oracle Arena.
Top Channel