Ish kreu i PD në Vlorë, i bashkohet LSI-së

02/06/2017 00:00

Ish kreu i PD-së në Vlorë,  Moisi Meminaj, prej dy ditësh është anëtarësuar tek LSI.

Me telefon për TCH, Meminaj është shprehur se ka qenë një vendim i vështirë për mua, pasi kam sakrifikuar vite për PD e Vlorës.

Por lënia pas dore dhe duke mos pasur asnjë përkrahje,duke më larguar nga PD që para një viti ,jam detyruar të shkoj tek LSI, ku kam marrë dhe mbështetjen e Ilir Metës.

Meminaj tha gjithashtu se nga zona ku ai jeton, pra nga zona e fshatit Trevllazër, edhe shume miq te mi janë larguar nga PD dhe janë anëtarësuar tek LSI.

Top Channel