Ish kreu i PD në Vlorë, i bashkohet LSI-së
02/06/2017 00:00
Ish kreu i PD-së në Vlorë, Moisi Meminaj, prej dy ditësh është anëtarësuar tek LSI.
Me telefon për TCH, Meminaj është shprehur se ka qenë një vendim i vështirë për mua, pasi kam sakrifikuar vite për PD e Vlorës.
Por lënia pas dore dhe duke mos pasur asnjë përkrahje,duke më larguar nga PD që para një viti ,jam detyruar të shkoj tek LSI, ku kam marrë dhe mbështetjen e Ilir Metës.
Meminaj tha gjithashtu se nga zona ku ai jeton, pra nga zona e fshatit Trevllazër, edhe shume miq te mi janë larguar nga PD dhe janë anëtarësuar tek LSI.
Top Channel