Denar Biba zgjidhet nënkryetar i KQZ-së
02/06/2017 00:00
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u zgjodh nënkryetari i ri, i cili pason dorëheqjen e Hysni Osmanajt.
Denar Biba, pasi mbajti detyrën e kreut të këtij institucioni, u largua nga detyra si pjesë e marrëveshjes politike Rama-Basha.
Për procedurë, u votua emri i nënkryetarit të ri, që mori të gjitha votat e anëtarëve të KQZ-së, ndërsa sipas rendit të ditës, komisioni miratoi edhe akreditimin e vëzhguesve afatgjatë të OSBE/ODHIR për zgjedhjet e 25 qershorit.
Top Channel