“Gjithë bota e pa kryengritjen paqësore të opozitës”/ Berisha: Diktaturat nuk rrëzohen me votë, por me revoltë Saimir Tahiri iu përgjigj në distancë kreut të LSI, Petrit Vasili, se gjatë katër viteve qeverisje ka pasur shkopinj ndër rrota.
“Dëgjova Petrit Vasilin që thoshte se është tahma e madhe të imagjinosh një makinë me një timon. Unë nuk e di pse i shkon mendja te tahmaja në fakt. Unë e quaj përgjegjësi, atij i shkon mendja te tahmaja, është puna e vet. Por të kesh mundësinë të qeverisësh këtë vend për shqiptarët, pa i zënë sytë me sherre, me shamata, nuk është tahma, është përgjegjësi. Dhe kjo është përgjegjësia jonë, e Partisë Socialiste dhe e Edi Ramës përballë çdo shqiptari që me të drejtë kërkon më shumë punë prej nesh”, deklaroi Tahiri.
Ndërsa Erion Veliaj, duke përmendur punët e bëra nga bashkia iu kërkoi qytetarëve të mos i çojnë votat për PD në zgjedhjet e 25 qershorit.
“Para se t’ju vijnë deputetët e radhës të PD-së, që s’kanë bërë asnjë punë dhe duhet të vijnë të tjerë se nuk kanë mbajtur llafin ata të tjerët; para se të vijnë shiheni pak ekipin e tyre. Ekipi ynë është: Edi Rama që bëri Tiranën dhe sot po bën Shqipërinë. Ekipi i tyre është Lulzim Basha dhe Sali Berisha që shkatërruan Tiranën dhe Shqipërinë”, tha Veliaj.
Top Channel