Mbështetësit e Topallit në mitingun e Bashës

01/06/2017 00:00

Jozefina Topalli nuk u përfshi në listën e kandidatëve për deputetë dhe përveç ish-kryetares së Kuvendit, këtë vendim të Lulzim Bashës duket se nuk e kanë miratuar as mbështetësit e Topallit në Shkodër.

Në takimin elektoral të zhvilluar në orët e mbrëmjes së të enjtes në qytetin bastion të Partisë Demokratike një grup mbështetësish të Jozefina Topallit thërritën emrin e saj dhe hodhën në ajër tufa tollumbacesh ku varej portreti i ish-kryetares së Kuvendit.

Gjithashtu, mes pankartave kishte edhe të tilla si “Jozefina Topalli, krenaria e Shkodrës” dhe u hodhën të tjera parrulla në mbështetje të saj.

E nisur nga kjo, në Top Story, Agron Gjekmarkaj tha se Basha duhet të tregohej më i kujdesshëm në lënien jashtë listës së Jozefina Topallit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta