Abuzimet në zgjedhje, Mandija takon kryeprokurorin Llalla

01/06/2017 00:00

Zv.kryeministrja Ledina Mandija ka zhvilluar këtë të enjte një takim me kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Në fokus të bisedimeve ka qenë bashkëpunimi për hetimin e rasteve të abuzimeve gjatë zgjedhjeve të 25 qershorit.

Në përfundim të takimit, Mandija ka bërë të ditur se vëmendje do t’i kushtohet hetimit të rasteve që dëmtojnë procesin e zgjedhjeve të ndershme.

Në këtë drejtim, ka thënë ajo, roli i organit të prokurorisë është shumë i rëndësishëm.

Zv.kryeministrja ka shtuar se me numrin një të organit qëndror të akuzës ka biseduar edhe për hetimin e burimeve financiare të siguruara nga veprimtari të paligjshme gjatë fushatës elektorale.

Top Channel