
29-vjeçarja Ashley Grahams hyri në botën e modelingut pasi ishte modelja e parë e kolme që u shfaq në kopertinën e Sports Illustrated Swimsuit Issue në 2016.
Përmasa amerikane 14 u admirua si një model për zonjat dhe fitoi mijëra ndjekës. Por në muajt e fundit, Ashley është kritikuar nga fansat për humbjen e peshës.
Ajo shpërndan rregullisht foto të saj me pushime, apo në prapaskenat e realizimit të fotove. Fansat e saj kanë parë se Ashley shfaqet gjithnjë e më e dobët në fotot e fundit.
“E dija që humbe peshë! Nuk jam më fans i jot, ti zhgënjeve shumë njerëz! Do të gjej një tjetër femër të mrekullueshme të kolme”, shkruan një fanse.
“Pse po ndryshon veten? Mendova se ishe në rregull me veten me përmasat e mëdha. Duket që ti po humb shumë peshë”, i shkruan dikush tjetër.
Ashley është e rregullt në palestër, dhe nuk është sekret se i pëlqen të stërvitet.
Duke iu përgjigjur kritikave, ajo shkruan në Instagram: “Realiteti është se nuk kam humbur asnjë kile këtë vit. Në fakt, aktualisht jam më e lehtë se tre vite më parë, por e pranoj trupin tim ashtu siç është sot”.
Ajo thotë më tej se do të përballet me kriticizmin sido që të jetë. “Për shumë jam e kolme. Për të tjerë jam e gjatë, shumë e shëndesthme, shumë e lartë, dhe tani shumë e vogël, por sërish jo mjaftueshëm. Kur postoj një foto nga ‘kënd i mirë’ marr kritika se dukem më e vogël. Kur postoj foto që tregoj celulitin, shenjat e lëkurës akuzohem për promovim të obezitetit. Cikli i ardhjes turp nga trupi duhet ti japim fund”, shkruan Ashley.
Top Channel