Interneti u çmend mëngjesin e së mërkurës nga një fjalë e vetme: “covfefe”. Edhe pse qartazi bëhet fjalë për një gabim ortografik të Donald Trump, përdoruesit e kanë tallur pa mëshirë.

“Pavarësisht ‘covfefe’-s negativ të shtypit”, ka shkruar ai në “Twitter” orët e vona të mbrëmjes, e më pas duket ka rënë të flerë pa e korrigjuar fjalinë.

Presidenti amerikan duket se ka dashur të thotë “coverage”, duke nënkuptuar kështu “mbulimin mediatik”.

Në mediet sociale, megjithatë, nuk vonuan të shpërthejnë hamendësimet tallëse dhe alternativat e tjera për shprehjen e republikanit.

Disa shtrojnë pyetjen, përse bashkëpunëtoret e vet nuk e kanë njoftuar për ngatërrimin. “Google Translate” e identifikon fjalën si “Samoan”, por nuk ofron dot përkthim nga anglishtja, e kjo ka shkaktuar hilaritet.

“Cov-FEE-fee” tani është shumë pranë fitores së një sondazhi “online” shqiptimi. Njerëzit nisën të bënin humor, duke e lidhur me filma të ndryshëm. Disa përdorues të internetit nuk humbën kohë, por shkuan deri aty sa ta printonin në një bluzë, të cilën e nxorën në shitje në “e-Bay”.

Stuhisë së reagimeve tallëse iu bashkua edhe komediani Jimmy Kimmel. “Gjëja që më trishton më shumë, – shkroi ai në “Twitter”, – është se nuk do të shkruaj dot kurrë diçka më argëtuese sesa ‘covfefe’-ja”.

Mbi 74 mijë ripostime dhe më shumë se 92 mijë pëlqime në dy orë mori gafa e Trump. Ky është një rezultat i mirë për presidentin e Shteteve të Bashkuara, që gjithsesi është mësuar të gjenerojë gjëra të rëndësishme në çdo postim në rrjetin social.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta