500 mijë lekë për leje ndërtimi, Bashkia e Fierit pezullon punonjësit

31/05/2017 00:00

Pas denancimit në “Fiks Fare” për marrje ryshfeti në këmbim të lejeve të ndërtimit, Bashkia e Fierit ka deklaruar se ka marrë masa ndaj zyrtarëve të saj.

Përmes një njoftim për shtyp bashkia bën me dije se janë marr masa për shkarkim nga detyra të specialistes për investimet në Drejtorinë e Punëve Publike, Adelina Hoxha.

Gjithashtu janë pezulluar nga detyra deri në zbardhjen e të gjitha detajeve dejtoresha e Drejtorisë së Përgjithshme të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, Renilda Hyseni; dhe specialistja për kadastrën pranë kësaj drejtorie, Luljeta Ngresi.

Një natë më parë “Fiks Fare” denoncoi rastin e mitmarrjes në zyrat e Urbanistikës në Bashkinë e Fierit, ku Hoxha i mori një qytetari fierak shumën prej 500 mijë lëkësh për të përftuar një leje për ndërtimi shtëpie. Zonja Hoxha citon në video se lekët i kërkon për drejtoreshën dhe jo për vete.

Top Channel