Veliaj bën bilancin: Ekipi i Bashës fjeti për 4 vite

29/05/2017 10:25

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është takuar me banorë të njësisë administrative numër 1, ku ka bërë një përmbledhje të investimeve të bëra deri më tani në këtë zonë dhe ato që do të vijojnë.

Veliaj i kërkoi qytetarëve që të vlerësojnë atë çfarë është bërë deri më tani duke bërë krahasimin me administratën paraardhëse kur bashkia drejtohej nga Lulzim Basha dhe ekipi i tij.

“Ekipi që fjeti gjumë 4 vjet, vjen prapë. Po asnjë në Tiranë nuk është budalla të ndërrojnë gjumin me zgjimin dhe punën me gërhimën”, tha Veliaj.

Veliaj garantoi se ritmi i punëve të bëra tani do të vijojë dhe në dy vite të tjera të mandatit të tij, ndërkohë që kërkoi votat edhe të qytetarëve demokratë.

“Asnjë kthim mbrapa në Tiranë, por jo vetëm kaq, por thotë: Unë Halimi që na refuzuat. Marrim dhe Gridën që e refuzoi Durrësi. Pastaj, që ta kompletojmë listën, tha do të sjellim edhe Fatmir Mediun në Tiranë. Unë mendoja që ta bëjmë Gërdecin si Tirana, propozimi i tyre është që ta bëjmë Tiranën si Gërdeci”, tha Veliaj.

Kryetari i bashkisë theksoi se ndryshimi i Tiranës do të vazhdojë nëse në 25 qershor qytetarët  do të dinë të bëjnë zgjedhjen e duhur  pasi, sipas tij, vetëm me mbështetjen e qeverisë garantohet puna e bashkisë.  

Top Channel