Transporti urban, zgjidhet problemi i abonesë

29/05/2017 00:00

Drejtoria e Transportit pranë Bashkisë së Tiranës i dha fund shqetësimit të ngritur në lidhje me njohjen e abonesë së përgjithshme dhe studentëve për transportin urban në kryeqytet për muajin qershor.

Qytetarëve u ishin shpërndarë dy të tilla, një me pullë sigurie dhe një pa pullë sigurie.

“Kanë dalë në treg dy të tilla, një me pullë dhe një pa pullë. Për të shtuar elementët e sigurisë dhe për të ndaluar sa më shumë flasifikimin u vendos pulla si element shtesë sigurie”, deklaroi Ferdinand Ibrahimi, kryetar i Shoqatës së Transportit Urban.

Ndërkohë, Bashkia e Tiranës tha se të dyja abonetë do të njihen nga autoritetet.

“Bashkia e Tiranës u bën thirrje qytetarëve që të vijojnë të pajisen me abone për muajin qershor. Ne kemi marrë të gjitha masat për heqjen e njoftimeve që sollën çorientimin e qytetarëve”, deklaroi Enton Punavija, drejtor i Transportit Rrugor në Bashkinë e Tiranës.

Më herët, bashkia e kryeqytetit, për t’i paraprirë verifikimeve përkatëse, njoftoi se do të njihej vetëm aboneja pa pullë, ashtu siç prodhohen nga shtypshkronjat.

Top Channel