Tërheqje nga lista, kreu i PD në Shkodër nuk do të kandidojë

29/05/2017 00:00

Pas një mbledhje të kryesisë së degës së Partisë Demokratike të Shkodrës, kreu i kësaj dege, Ramiz Çobaj deklaroi tërheqjen nga lista e kandidatëve të zgjedhur nga Basha.

Çobaj ishte i teti në listën e Shkodrës.

“E ndjej për detyre të jap një sqarim përpara jush. Është bërë liste e kandidatëve të Partisë Demokratike për Shkodrën dhe në atë listë, kryetari i kësaj partie në Shkodër, Ramiz Cobaj është renditur i teti. Jam renditur i teti pa u pyetur. Megjithë pretendimet e mia që të jem drejtues i listës, është parë e arsyeshme që unë të mos jemi drejtuesi i listës, por të renditem i teti. Unë kam refuzuar të plotësojë dokumentacion, jo për shkak se është Fyer Ramiz Çobaj. Unë kam menduar se renditja e kryetarit të Partisë Demokratike të Shkodrës është fyerje për kryetarin e kësaj dege të PD, e degës më të mirë në Republikë”, shprehet Ramiz Çobaj.

Top Channel