Rama: Kush do të humbasë, do të përgëzojë fituesin

29/05/2017 00:00

Kryeministri Edi Rama është takuar me elektoratin e Klosit, ku tha se do të “luftojmë e fitojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin. Na duhet reforma në drejtësi, tha Rama, për këtë rritje.

Ai tha se marrëveshja u arrit në momentin e fundit pasi atëherë u bënë kushtet që të arrihej dhe u mblodh tensioni. “Kush do të humbasë do të përgëzojë fituesin”, tha Rama.

“Partitë duhet të jenë zgjedhje, kush ma bën punën më mirë. Ka një kryeministër, një kandidart për kryeministër, ka një skuadër dhe thua kë do të zgjedhë unë nga këta. Është shumë e thjeshtë, dhe për më tepër pas kësaj që ndodhi dhe me marrëveshjen, se e panë që ne nuk ishim armiqtë e tyre. Mua më bën gogol. Ju e patë se si iu luta Lulit, si Romeo Zhuljetës. Dhe pse? Për Lulin jo, po për gjithë ata njerëz që rrezikohej të ngeleshin jashtë procesit dhe për Shqipërinë që nëse ne për interes partiak do të merrnim 100 deputetë dhe do e kishim plotësuar interesin tonë, interesi i Shqipërisë nuk ishte ky. Dhe sigurisht që është shah, se Lulit i ka ngelur mendja te shahu. Lëvizjet bëhen po nuk i shpjegohen tjetrit. Dhe u arrit në momentin e fundit sepse në momentin e fundit u bënë kushtet që të arrihej dhe u mblodh tensioni. Mati në shah lëvizjet. Ose do kapim mat ata që duan të rikthehen për të na çuar mbrapa, ose do jetë Shqipëria prapë shah-mat siç ka qënë sa herë kanë pasur qeverinë. Marrëveshja është shumë e qartë, kush do të humbasë do të përgëzojë fituesin. Gjithë ata njerëz në qeveri për ca u ffutën që të jenë aty deri në datën 25, në datë 26 nëse ne jemi forcë e parë ata ikin. Ata janë aty për zgjedhje. Atëherë zgjedhjet mbaruan, do jenë për herë të parë shpresoj të pakontestuara, dhe bashkarisht, qeveria dhe opozita do të bëjnë avokatin e Shqipërisë që të ulemi në tavolinën e BE të bëjmë negociatat”, tha Rama.

Top Channel