Përfshihet në fushatë, pezullohet kreu i IEVP në Tropojë

29/05/2017 00:00

Është pezulluar nga detyra dhe dërguar për procedim në prokurori drejtori i Institutit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Tropojë, Granit Kumerkaj.

Pezullimi nga detyra i Kumerkaj është bërë me urdhër të ministrit të Drejtësisë, për veprime të kryera në kundërshtim me ligjin.

Kjo, pasi nga informacionet e mbledhura, por edhe nga foto e pamje filmike ka rezultuar se kreu i IEVP-së është përfshirë në aktivitete të lidhura me fushatën elektorale, gjë që i ndalohet me ligj.

Megjithatë, pezullimi i tij do të jetë i përkohshëm deri në sqarimin e plotë të rrethanave, kanë thënë burime pranë ministrisë.

Top Channel