Gjosha: Do të hapim 170 mijë vende pune

29/05/2017 00:00

Kryesuesja e listës së LSI-së së Tiranës, Klajda Gjosha foli për premtimin e kësaj partie për të hapur 170 mijë vende pune.

Gjithashtu Gjosha tha se do të ndihmohen gratë dhe vajzat sipërmarrëse, me kredi 2 % nga bankat.

“Në fakt, në total ne kemi premtuar 170 mijë vende pune, nga ku 100 mijë vende pune do t’i dedikohen vetëm të rinjve. E bëjmë këtë me bindje të plotë, sepse, duke qenë se shtylla kryesore e LSI-së janë të rinjtë dhe mendoj që të rinjve patjetër duhet t’u ofrojmë një mundësi punësimi këtu në vendin e tyre, që të mos largohen nga vendi i tyre. Sepse kemi parë që gjatë kohëve të fundit, largimin e shumë e shumë të rinjve, të mirëarsimuar, në vendet më të zhvilluara të Bashkimit Europian. Kreditë e buta do të variojnë në kuadrin, rreth 2% dhe ne do të krijojmë edhe marrëveshje me bankat e nivelit të dytë, për të gjitha ato gra që duan të kenë biznesin e tyre, në fusha si bujqësi, agroturizëm, në shërbime, e kështu me radhë”, tha Gjosha. 

Top Channel