Ahmetaj: Do ulim tatimet. Në mandatin e ri pagat në shtet do rriten 40%

29/05/2017 00:00

Në programin e ri të Partisë Socialiste, propozimi më i rëndësishëm që prek bzinesin është ulja me gati tre herë e tatimit mbi dividentin.

“Do të vijojmë të kemi tatim-fitimin në nivelin aktual, por do të ulim në 6 për qind dividentin”, deklaroi Arben Ahmetaj.

Ish-ministri i Financave është një nga hartuesit kryesorë të programit qeverisës të socialistëve. Ai tha se taksa mbi pagat e larta do të ulet në 18 për qind, ndërsa tatim fitimi për kompanitë e softwareve bëhet 5 për qind.

“E gjitha do të ndodhë ndërsa ne ulim borxhin. Po të shikoni propozimet e partive të tjera, ato nuk e marrin parasysh borxhin. Të rrisësh borxhin sot është të ngarkosh qytetarët me fatkeqësi”, tha Ahmetaj.

Por veç taksave, biznesi ka edhe një tjetër shqetësim të madh. “Por qeveria mund të shohë mundësitë për uljen e kostove të produkteve vendase. Duhet të përmend gjithashtu, sepse e kam shqetësim, çmimin e lartë të energjisë. Ne nuk jemi konkurrencialë”, deklaroi Luan Bregasi.

“Jam shumë i ndërgjegjshëm që duhet parë tashmë kostoja e energjisë për biznesin, për të kërkuar një ekuilibër të ri. Të bëjmë ato që kemi mundësi, pa prishur shëndetshmërinë e sistemit së bashku”, u përgjigj Ahmetaj.

Socialistët premtojnë gjithashtu se do të rrisin rrogat në shtet me 40 për qind, ndihmë për familjet e reja, si dhe shpërblim për pensionistët nga 7 deri në 10 mijë lekë çdo vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA