Ish-kryetari i LSI, tashmë Presidenti Zgjedhur, Ilir Meta në turin e tij të falënderimeve u ndal me banorë të njësisë numër një në Tiranë.

Ai shprehu bindjen se Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit.

“Duke votuar për Klajda Gjoshën dhe shumë përfaqësues të tjerë të shkëlqyer të LSI-së, ju keni votuar për të bërë një përmbysje cilësore të parlamentit për t’i dhënë shpresë politikës. Për t’i dhënë energji pozitive dhe për t’i dhënë zë problemeve tuaja. LSI do të jetë pa asnjë diskutim forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit”, u shpreh Meta.

Top Channel