Helmimi, Basha: Presim zbardhjen e ngjarjes

28/05/2017 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi për helmimin e tij dhe të disa simpatizantëve gjatë tubimit të së shtunës.

“Presim zbardhjen e ngjarjes dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë. Të gjithë e dimë se helmimi nuk u shkaktuar nga një tollumbace”, tha Basha.

Kreu i PD-së shtoi se nuk do të ndalet, por do të vazhdojë fushatën.

“Fatmirësisht, efektet janë anësore dhe të përkohshme. Po bëjmë analizën tonë, por është detyra e autoriteteve shtetërore të vendosin përpara përgjegjësisë autorët. Nës kjo nuk ndodh, kjo është një tjetër provë e gjunjëzimit total të shtetit”, deklaroi Basha.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta