Për herë të parë në një program televiziv, “reality show”, ndodh një dasmë “live”, nga një çift që janë njohur dhe kanë krijuar lidhjen e tyre brenda shtëpisë së Big Brother.
Por, përpara këtij gëzimi, emocionet u përzienë me ankthin, pasi familjarët e asnjërit prej çiftit Daniel-Fotini nuk ishin dakord.
“Mami nuk është dakord me këtë lidhje dymujore, e të martohen”, u shpreh e ëma e Fotinisë.
Ndërsa motra e Danielit i dërgon atij një letër në emër të familjes, ku i shprehin kërkesën që ata të presin ende.
“Të dy ju formoni një forcë universale që tejkalon barrierat dhe vështirësitë, ndaj dhe nuk ka pse të nxitoheni”.
I pyetur nga Arbana, se pse të mos prisnin derisa të dilnin jashtë, Danieli është përgjigjur:
“Thjesht donim të ishim të realizuar brenda përrallës që ndodhi”.
Në ndjekje të lumturisë së tyre, ata i shkuan deri në fund përrallës. Dhe celebrimin e kreu kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
“Ky është një celebrim i pazakontë. Pas këtij dhe kur të dilni nga Big Brother, kaloni pak kohë me familjet…Unë ju shpall burrë dhe grua. Mund ta puthësh nusen”, tha Veliaj.
Më herët, motra e Danielit e vizitoi atë në shtëpi, për t’i dhënë bekimin e saj.
Shtëpinë, për këtë javë e la çifti Enida-Marjus.
Gjatë javës ka mbizotëruar debati për çiftin që garojnë si të vetëm, Ambra dhe Elsamed.
Vajzat e shtëpisë janë rebeluar nga “Festa e beqarisë” për Danielin dhe i dënuan djemtë duke i lënë pa ushqim, apo të flenë në divan.
Ka vetëm 25 për qind të buxhetit këtë javë për banorët. Ata nuk e fituan provën e javës, e po ashtu çdo javë do të jenë të ndëshkuar me 50 për qind të buxhetit. Pjesën tjetër do ta dhurojnë për fëmijët me aftësi të kufizuara, si ndëshkim ndaj shakasë që bënë kur i imituan ata. Opinionistë këtë javë ishin çifti organizator i dasmave, Marcela dhe Mandi.
Top Channel