Partitë opozitare arrijnë një marrëveshje me PD

27/05/2017 00:00

Pas bisedimeve intensive përgjatë 48 orëve të fundit dhe takimeve të njëpasnjëshme me partitë aleate, dakordësia për të qënë pjesë e listave të PD dhe në vende të sigurta, është arritur.

PD do të dalë me një sigël të përbashkët me 5 aleatët aktuale parlamentarë, ndonse bisedimet nuk kanë qënë të thjeshta përgjatë orëve të fundit.

Me Partinë Agrare Ambientaliste të Agron Dukës, marrëveshja është mbyllur mesnatën e të enjtes, edhe pse arritja e dakordësisë u shpall pasditen e të premtes. PAA do të ketë tre deputetë të përfaqësuar në listën e sigurtë dhe disa të tjerë në listat plotësuese.

Me partitë e tjera marrëveshja është mbyllur më herët, me kreun e PBDNJ-së Vangjel Dule, I cili do të kandidojë në listën e sigurtë në qarkun e Vlorës, kreu I PDK-së Nard Ndoka në Shkodër dhe Dashamir Shehi I LZHK-së në Qarkun e Tiranës.

Me Partinë Republikane, negociatat kanë qenë pak më të vështira. Pavarësisht këmbënguljes për të patur tre kandidatë në listë të sigurtë, kanë arritur të marrin vetëm dy, vetë kryetari Mediu dhe një tjetër përfaqësues I PR-së, në qarkun më të madh në vend, në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA