LSI, Meta me të rinjtë: 25 qershori, shans për të ardhmen tuaj

27/05/2017 00:00

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi këtë të shtunë një takim me 400 të rinjtë që votojnë për herë të parë në njësinë administrative të Paskuqanit.

Në fjalën e tij, kryetari Ilir Meta u shpreh se, 25 qershori përbën një mundësi historike për t’i dhënë një shans të rinjve.

“Për të gjithë ju të rinjtë e të rejat, 25 qershori do të mbetet një ditë e lehtë për t’u kujtuar në të ardhmen jo vetëm për arsyen se ju do të votoni për herë të parë në jetën tuaj, por edhe për një arsye tjetër, sepse do të nxirrni LSI-në forcë të parë, si një mundësi historike për t’ju dhënë shansin të gjithë të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë”, tha Meta.

Ndërsa nënkryetari Luan Rama theksoi se, nuk ka asnjë forcë tjetër politike që bën për rininë më shumë se sa LSI-ja. “Ndaj, rinia e Shqipërisë duhet ta bëjë LSI-në forcë të parë për të ardhmen e vetë”, tha Rama.

Top Channel