Ekonomi: Të ruajmë tendencën pozitive të turizmit

27/05/2017 00:00

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi mori pjesë këtë të shtunë në aktivitetin turistik “Dita e Turizmit Malor”, e organizuar nga Bashkia e Malësisë së Madhe në pikën turistike të Razmës.

Synimi i këtij eventi ishte promovimi i vlerave të veçanta të turizmit natyror në këtë zonë, në veri të Shqipërisë.

Në fjalën e saj ministrja Ekonomi u ndal tek reformat ekonomike që ka kryer kjo qeveri në 44 muaj të mandatit të parë, që kanë përfshirë dhe sektorin e turizmit.

“Në 44 muaj qeveriseje arritëm të kemi një ekonomi më të mirë, qeverisje më të mirë, më moderne dhe më transparente, më afër qytetarëve. Janë ndërmarrë shumë reforma për ta bërë ekonominë shqiptare të rritet. Përpjekjet kanë qenë të mëdha, reformat të dhimbshme, por ne jemi të bindur se pa reforma nuk mund të shkojmë përpara për një zhvillim të denjë ekonomik të Shqipërisë”, tha Ekonomi.

Më tej, ajo u ndal tek shifrat e turizmit, që për vitin e kaluar kanë qenë shumë pozitive, duke shpresuar që të ruhet i njëjti trend dhe këtë vit. Ekonomi theksoi se në 2016-n numri i turistëve u rrit me rreth 15% më shumë, ose 4.2 mln turistë vizituan vendin tonë nga veriu në jug.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA