Basha: Zgjedhje e vështirë, por krenar me emrat e rinj

27/05/2017 00:00

Partia Demokratike ka dorëzuar pak pas mesnate në KQZ, listat e kandidatëve për deputetë, që do të garojnë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Në lista vihet re mungesa e disa prej themeluesve të PD-së, por edhe kritikëve të kreut të saj. 

Pasi i çoi listat në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, Lulzim Basha bëri vetëm një koment të shkurtër dhe tha se ka qenë proces me zgjedhje të vështira, mes personaliteteve që mbështesin Republikën e Re.

“Ka qenë një proces me zgjedhje të vështira, mes personalitetesh që mbështesin Republikën e Re. Ka shumë emra e fytyra të reja, jam shumë krenar për listën. Nesër nismi marshimin drejt fitores”, tha kreu i PD-së. 

Top Channel