Përmet, sekuestrohen rreth 770 kg kanabis në Piskovë

26/05/2017 00:00

Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike është sekuestruar nga policia pasditen e së premtes në Përmet.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave bëhet fjalë për 768 kilogramë kanabis sativa.

Sipas burimeve, droga u gjet gjatë një kontrolli në një tunel në fshatin Piskovë, e ndarë në 102 pako dhe e futur në thasë.

Grupi hetimor i posaçëm i ngritur për këtë rast ka nisur menjëherë hetimet dhe ka shoqëruar disa persona.

Top Channel