PD e PR regjistrohen në zgjedhje

26/05/2017 00:00

Partia Demokratike është regjistruar zyrtarisht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si subjekt politik për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare dhe ato të pjesshme për Bashkinë e Kavajës, që do të mbahen më 25 qershor.

Me vota unanime, KQZ vendosi pranimin e kërkesës së depozituar nga Partia Demorkatike. Por veç Partisë Demorkatike, si subjekt politik për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare është regjistruar dhe Partia Republikane.

Ajo që vihet re në kërkesën e depozituar nga PR është fakti se kjo forcë politike e ka dorëzuar atë më datë 22 maj dhe është protokolluar në po të njëjtën ditë, çka do të thotë se pavarësisht negociatave mes Bashës dhe Mediut, ky i fundit kishte vendosur të regjistronte partinë e tij në zgjedhje.

Ndërkaq, Lëvizja Socialiste për Integrim, ashtu siç ishte njoftuar dhe më parë, është regjistruar për të qenë pjesë e zgjedhjeve për Bashkinë e Kavajës.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel