Meta: Demokracia jonë ka nevojë për Parlament të fortë

26/05/2017 12:30

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, deklaroi se “demokracia në zhvillim që kemi, ka nevojë për një Parlament më të fortë”.

“Kuvendi ka bërë përparime në kuadër të funksionimit të tij, por jemi të ndërgjegjshëm se demokracia në zhvillim që kemi ka nevojë për një Parlament më të fortë”, deklaroi Meta, duke falenderuar BE-në për një projekt financimi për fuqizimin e Kuvendit.

Meta deklaroi gjithashtu se, më në fund, i është hapur rrugë punës së Kuvendit për reformën në drejtësi.

Top Channel