Mediu konfirmon marrëveshjen parazgjedhore me PD-në

26/05/2017 00:00

Partia Republikane ka arritur një marrëveshje parazgjedhore me Partinë Demokratike.

Kjo marrëveshje është konfirmuar nga vetë kreu i republikanëve, Fatmir Mediu.

“Vlerat konkurruese të Partisë Republikane do të jenë në listat e PD-së”, tha kreu i republikanëve.

Mediu gjithashtu u shpreh se regjistrimi i Partisë Republikane në KQZ, u bë për të fituar të drejtën e pjesëmarrjes në administrimin e zgjedhjeve.

Top Channel