Durrës, kërcënon fqinjen me pistoletë; arrestohet

26/05/2017 00:00

Ndërhyrja e menjëhershme e policisë në Durrës ka shmangur një konflikt verbal që mund të përfundonte në vrasje.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 17 të qytetit bregdetar, në zonën e ish-kënetës, ku uniformat blu kanë arrestuar shtetasin Fation Bregu, 32 vjeç.

Për motive të dobëta, Bregu ka kanosur me armë zjarri, pistoletë, fqinjën e tij 49-vjeçare.

Pasi kanë dëgjuar zhurmën, banorët e tjerë kanë njoftuar policinë, e cila i ka vënë prangat 32-vjeçarit.

Ndërkohë, arma e përdorur prej tij është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Top Channel