“Divorc” në pushtetin lokal, PS e LSI kundër në Kavajë

26/05/2017 00:00

Gara për bashkinë e Kavajës ka kthyer kundër njeri-tjetrit tre partitë kryesore. LSI e zyrtarizoi divorcin me socialistët në pushtetin vendor në këtë bashki dhe ka propozuar kandidatin Maksim Koka për zgjedhjet e 25 qershorit.

Në kushtet kur loja është bërë shumë më e fortë edhe socialistët kanë bërë ndryshime. Burime pranë Partisë Socialiste konfirmojnë se kandidati Klodian Shehi nënkryetari aktual i bashkisë, është tërhequr prej tyre dhe si kandidat do të jetë Dorian Murati.

Ai pritet të nisë fushatën bashkë me përfaqësuesit e Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale në këtë bashki që do mbahen njëherësh me zgjedhjet e përgjithshme.

Pas marrëveshjes Rama-Basha edhe demokratët janë rikthyer në garën lokale në Kavajë. PD paraqiti dje kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t’u regjistruar si për zgjedhjet e përgjithshme ashtu edhe për ato të bashkisë së Kavajës, për të cilat përmendet emri i Isa Sakës, kryetari aktual i degës së Partisë Demokratike në Kavajë.

Top Channel