
Lëvizja Socialiste për Integrim konfirmoi kandidatin e saj për zgjedhjet e Kavajës.
Maksim Kona do të regjistrohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke u bërë kështu kandidati zyrtar i kësaj force politike për zgjedhjet e datës 25 qershor, datë në të cilën në Kavajë do të zhvillohen edhe zgjedhjet e përgjithshme, edhe ato për kreun e ri të bashkisë.
Partitë politike do të hyjnë të vetme në zgjedhjet e Kavajës, ndërkohë, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike ende nuk i kanë bërë publik emrat e kandidatëve respektivë që do të garojnë në Kavajë.
Zgjedhjet atje ishin programuar për në datën 7 maj, por kreu i PS-së, Edi Rama tërhoqi kandidatin, para se të arrinte marrëveshjen me Lulzim Bashën për zgjidhjen e krizës politike.
Top Channel