Rama: Sot, takim me Donald Trump

25/05/2017 00:00

Kryeministri Edi Rama bën me dije me anë të një postimi në rjetet sociale se vazhdon të qëndrojë në Bruksel, ku do të takohet me krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të NATO-s, me Presidentin Trump, kancelaren Merkel, Mbretin e Belgjikës dhe personalitete të tjera.

“Pas takimeve mbrëmë, me Përfaqësuesen e Lartë të BE, Mogherini dhe liderët e Ballkanit Perëndimor për perspektivën europianeve të vendeve tona, vijon sot takimi me Krerët e Shteteve dhe Qeverive të vendeve anëtare të NATO-s, me Presidentin Trump, Kancelaren Merkel, Mbretin e Belgjikës dhe personalitete të tjera”, shkruan Rama.

Top Channel