PD emëron drejtorin e ri të burgjeve

25/05/2017 00:00

Arjan Hoxha mësohet se është emri i propozuar nga Partia Demokratike për postin e drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, në bazë të marrëveshjes Rama-Basha.

Hoxha do të zëvëndësojë në këtë detyrë Miklovan Kopanin, ndërsa deri në vitin 2013 ai ka shërbyer në radhët e policisë së Tiranës si shef i seksionit kundër krimit financiar.

Hoxha është aktivist edhe i shoqatës së policëve të liruar dhe një nga personat që finalizuan operacionin për arrestimin e të atit të Saimir Tahirit, për kontrabandë ilaçesh.

Top Channel